Ndërlidhjet

Irani shënon përvjetorin e Revolucionit


Iranianët kanë shënuar me tubime në tërë vendin përvjetorin e Revolucionit Islamik...
Iranianët kanë shënuar me tubime në tërë vendin përvjetorin e Revolucionit Islamik...
Iranianët në të gjithë vendin janë duke zhvilluar tubime për të shënuar përvjetorin e 34-të të Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Demonstruesit në Teheran brohorisnin parlullat “Poshtë SHBA-të” dhe “Vdekje Izraelit”.

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad tha në një fjalim se ai është i gatshëm që të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara, nëse bashkësia ndërkombëtare zvogëlon presionin kundër Iranit mbi programin e diskutueshëm bërthamor të tij.

“Nëse ju e largoni armën nga fytyra e kombit iranian, unë vetë do të hyjë në bisedime me ju,” tha ai.

Vërejtjet e tij erdhën vetëm disa ditë pasi lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei tha se nuk mund të ketë bisedime të drejtpërdrejta me Uashingtonin për aq kohë sa të mbeten në fusi sanksionet.

Agjencia zyrtare IRNA tha se rreth 5 mijë tubime janë mbajtur në tërë vendin, në të cilat kanë marrë pjesë qindra e mijëra njerëz.
XS
SM
MD
LG