Ndërlidhjet

logo-print

Saakashvili i gatshëm për bisedime me Ivanishvilin


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili

Presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili tha të dielën se është i gatshëm për bisedime të menjëhershme me kryeministrin Bidzina Ivanishvili dhe qeverinë në lidhje me “ndryshimet kushtetuese dhe çështje të tjera që ndikojnë në zhvillimin e vendit.”

Saakashvili, në një deklaratë të postuar në Facebook, propozoi mbajtjen e bisedimeve më 11 shkurt.

Të shtunën, Ivanishvili “shprehu gatishmërinë” e tij për të bashkëpunuar me presidentin në përputhje me kushtetutën dhe ligjet.

Javën e kaluar parlamenti shtyu një fjalim presidencial, për shkak të një debati të vazhdueshëm mbi fuqinë e presidentit që të shkarkojë qeverinë pa miratimin e parlamentit.
Sakashvili mbajti fjalimin më 8 shkurt në rezidencën presidenciale pasi protestuesit e penguan atë që ta mbante të njëjtin fjalim në Bibliotekën Kombëtare.
XS
SM
MD
LG