Ndërlidhjet

logo-print

Miliona hindu "spastrojnë mëkatet" në lumin Gang


Indi

Indi

Dhjetëra milionë hindu po pastrohen në ujërat e lumit Gang, në një ritual fetar që ka për qëllim larjen e mëkateve të tyre.

E diela është një nga ditët më të rëndësishme të pelegrinazhit fetar Kumbh Mela, që është një tubimet më të mëdha fetare të botës.

Ekspertët vlerësojnë se më shumë se 30 milionë njerëz do të lahen në lumin Gang në periferi të qytetit Allahabad në Indinë veriore.

Rreth 7 mijë policë janë vendosur për ruajtjen e rendit.

Edhe pse hindutë e konsiderojnë Gangun, si një lumë të shenjtë, ai është shumë i ndotur nga industria dhe qytete përgjatë rrjedhës së tij.
XS
SM
MD
LG