Ndërlidhjet

Kisha Ortodokse Greke e Sirisë me drejtues të ri


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Kisha Ortodokse Greke e Sirisë të dielën caktoi në fron një patriark të ri gjatë një meshe ceremoniale, të mbajtur në Damask.

John Yazigi, 57, pason Ignatius Hazinin si patriarkun ortodoks të Antiokut dhe të gjithë Lindjes. Hazini vdiq në dhjetor.

Ceremonia u ndoq nga patrarku maronit Beshara Rai i Libanit, duke shënuar kështu vizitën e parë në Siri të një kreu të Kishës Maronite në dekada.

Kisha Maronite ka qenë një kritike e hapur e dominimit të politikës së Sirisë në Liban. Xeremonia u mbajt nën masa të ashpra të sigurisë, derisa në vend po vazhdon lufta civile, OKB thotë se nga kryengritja pothuaj dyvjeçare janë vrarë mbi 60 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG