Ndërlidhjet

Bullgarët protestojnë ndaj faturave të fryra të rrymës


Central bërthamor në Bullgari...

Central bërthamor në Bullgari...

Bullgarët kanë dalë në rrugë në mbi 10 qytete në shtetin më të varfër të BE-së, për të protestuar ndaj faturave të fundit të energjisë elektrike, që iu kanë arritur të fryra pas rritjes së konsumit gjatë sezonës së dimrit, njofton Reuters.

Duke brohoritur sllogane si “Mafia” dhe “Dorëheqje” mijëra qytetarë të frustruar kanë marshuar në qytetet e Sofjës, Varnës, Plovdivit dhe Blagojevgradit, duke i djegur faturat e tyre të energjisë elektrike dhe duke kërkuar rinacionalizimin e distribucionit të energjisë.

Tregu i distribucionit të Bullgarisë është i ndarë në tri rajone, që kontrollohen nga kompanitë çeke CEZ dhe Energo-Pro si dhe nga EVN e Austrisë.
XS
SM
MD
LG