Ndërlidhjet

Republikani kërcënon "bllokimin" e kandidatëve të Obamës


Senatori republikan Lindsay Graham
Senatori republikan Lindsay Graham
Një senator kryesor republikan ka kërcënuar se do të mbajë pezull konfirmimin në Senat të të nonimuarve të presidentit amerikan Barack Obama për të drejtuar Pentagonin dhe CIA-n, derisa Shtëpia e Bardhë të ofrojë më shumë përgjigje në lidhje me sulmin e 11 shtatorit në misionin diplomatik në Bengazi të Libisë.

Senatori Lindsey Graham është zemëruar nga mosinformimi i duhur i Shtëpisë së Bardhë në lidhje me sulmin që la të vrarë katër amerikanë, përfshirë dhe vetë ambasadorin.

Graham i tha CBS-së se do të mbajë pezull veprimin e Senatit për nominimet e Chuck Hagelit si sekretar i Mbrojtjes dhe të John Brennan si drejtor i CIA-s derisa të marrë informacionet që i dëshiron.

Senatori dëshiron të dijë se çfarë ka qenë duke bërë Obama në kohën e sulmit dhe nëse ka qenë në kontakte me zyrtarët libianë.

Senatori demokrat Jack Reed i quajti kërcënimet e Grahamit si “të paprecedentë dhe të panevojshme”.
XS
SM
MD
LG