Ndërlidhjet

logo-print

Tërhiqet nga qeveria tuniziane partia sekulare


Tunizi...

Tunizi...

Partia sekulare e presidentit të Tuinizisë Moncef Marzouki është larguar nga koalicioni qeveritar në shenjë kundërshtimi ndaj mënyrës se si partia islamike që dominon qeverinë, e ka menaxhuar krizën politike më të keqe që nga kryengritja e Pranverës Arabe e dy viteve më parë.

Lëvizja e partisë Kongresi për Republikën kërcënon ta thellojë krizën e shkaktuar nga vrasja e liderit opozitar në javën e kaluar.

Marzouki ka qenë për kohë të gjatë aktivist për të drejtat e njeriut, derisa zgjedhja në presidencë është parë si shenjë e progresit demokratik të Tunizisë pas rrëzimit të presidentit autoritar në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG