Ndërlidhjet

Supermarketet franceze heqin produktet me 'mish kali'


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Gjashtë rrjete të supermarketeve franceze kanë tërhequr lazanjën dhe ushqime tjera të gatshme pas testimeve në Britani që treguan se në vend të mishit të pastër të viçit ato përmbanin mish kali, raporton radioja franceze France Info.

Supermarketet Auchan, Casino, Carrefour, Cora, Monoprix dhe Picard I kanë tërhequr të gjitha lazanjet dhe ushqimet tjera që përmbajnë mish nga furnizuesi Findus ose nënktraktori Comigel.

Comigel, një kompani me seli në qytetin lindor të Metzit, prodhon ushqimin e gatsgëm edhe për Findus-in edhe për versionet e supermarketeve të brendit të vet.

Comigel tha se ka blerë mishin duke i besuar furnizuesit francez Spanghero.

Spanghero tha se furnizuesi rumun e ka siguruar se mishi ishte i viçit.
XS
SM
MD
LG