Ndërlidhjet

logo-print

Katër të vrarë nga sulmet në Irak


Foto Arkiv

Foto Arkiv

Zyrtarë irakianë ka thënë se një i armatosur, ka vrarë katër njërëz në qytetin verior të Mosulit.

Ky sulmues, ka hapur zjarrë ndaj një pikë-kontrolli të sigurisë në qendër të qytetit gjatë orëve të para të së dielës, ku ka vrarë dy policë. I njëjti person, gjatë orëve të pasdites, kishte vrarë një ushtar, i cili ishte jashtë detyrës në dyqanin e tij në Mosul.

Në sulmin e tretë, ku në shënjestër kishte një furgon, i cili transportonte punëtorë të naftës, vrau një tjetër person.

Ndërkohë, të shtunën një bombë ka shpërthyer në kulmin e ndërtesës së televizionit satelitor në qytetin e Sulaimaniyah, i cili është i banuar me popullatë kurde.

Ky sulm kishte ndodhur pasi që ky televizion kishte hedhur disa kritika mbi Mullah Mustafa Barzani, një lider nacionalist kurd dhe babai i presidentit rajonal Masoud Barzani.
XS
SM
MD
LG