Ndërlidhjet

Takohen ministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë


Ali Akbar Saleh, ministër i jashtëm i Iranit
Ali Akbar Saleh, ministër i jashtëm i Iranit
Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi pritet të zhvillojë bisedime me zyrtarët rusë në Moskë për zgjidhjen e ngërçit ndërkombëtar mbi programin bërthamor të Iranit dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes Iranit dhe Rusisë.

Salehi pritet të takohet të hënën me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov dhe të marr pjesë në sesion e dhjetë të komisionit të përbashkët ruso-iranian për bashkëpunim ekonomik.

Takimi vjen përpara takimit ndërkombëtar i planifikuar të mbahet më 26 shkurt në Kazakistan mbi mënyrat për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi aktivitetet bërthamore të Iranit, përfshirë pasurimin e uraniumit, që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj thonë se mund të përdoret për armë bërthamore. Irani mohon çdo përpjekje për të bërë një bombë atomike.

Bisedimet në Kazakistan do të sjellë së bashku Iranin dhe gjashtë fuqitë botërore - Rusinë, Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë dhe SHBA-të.
XS
SM
MD
LG