Ndërlidhjet

Të paktën 36 njerëz vdesin në një festival fetar në Indi


Foto nga festivali Mela Kumbh
Foto nga festivali Mela Kumbh
Zyrtarë në Indi kanë bërë të ditur se të paktën 36 njerëz e kanë humbur jetën gjatë një ikje në rrëmujë pranë një festival fetar të ndjekur nga miliona hindusë.

Fatkeqësia kishtë ndodhur të dielën në një turmë të madhe njerëzish që ndodhej në stacionin hekurudhor në qytetin verior në Allahabad.

Raportohet se krijimi i rrëmujës kishte ndodhur në mes të urës së këmbësorëve që lidhte dy platëformat e stacionit hekurudhor.

Incidenti erdhi në kohën kur 30 milion adhurues pritej që të vizitonin ujërat në Sangam, ku bëhet bashkimi i tre lumenjve, Gangut, Jamunas dhe Sarasuatit.

E diela ishte njëra nga ditët zhytjeve të shenjta të festivalit hindus Mela Kumbh, ngjarje kjo e cila zgjatë 55 ditë dhe është një nga tubimet fetare më të mëdha në botë.
XS
SM
MD
LG