Ndërlidhjet

logo-print

Një milion dollarë për kapjen e ish-policit


Kryebashkiaku i Los Anxhelosit gjatë konferencës për media

Kryebashkiaku i Los Anxhelosit gjatë konferencës për media

Autoritete në Los Anxhelos kanë ofruar një shumë rekorde prej 1 milin dollarë për informacione të cilat çojnë në kapjen e ish zyrtarit policor i dyshuar për tre vrasje.

Kryetari i këtij qyteti Antinio Villaraigosa u zotua se do ta kap të dyshuarin Christopher Dorner, duke thënë se, “nuk do të tolerojë këtë regjim terrori”.

Dorner është i kërkuar për vrasjen e një zyrtari policor, një çifti dhe vajzën e një polici në pension të bëra gjatë javës së kaluar në Kalifornionë Jugore.

Në një deklaratë të publikuar online, 33 vjeçari Dorner, një ish rezervist i Marinës së SHBA-ve, ka premtuar hakmarrje mbi shkarkimin e tij nga policia e Los Anxhelos, duke e akuzuar zyrtarët dhe ish-kolegët për padrejtësi.
XS
SM
MD
LG