Ndërlidhjet

logo-print

Mërkiq: Nuk do të ketë ambasador të Kosovës në Beograd


Ministri i Punëve të Jashtme, Ivan Mërkiq

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivan Mërkiq

Kryediplomati i Serbisë, Ivan Mërkiq, thotë se zyrtari për marrëdhënie më Prishtinës do të jetë i vendosur në ndërtesën e BE-së në Serbi dhe nuk do të ketë “asnjë llojë zyreje”.

“Qeveria në Prishtinë, zyrarin ndërlidhës mund ta quajnë si të donë. Mund ta quajnë ambasador ose përfaqësues nga kozmosi. E vërteta është se në ambientet e BE-së në Beograd do të punojë vetëm një njeri i cili do të jetë personi kontaktues për çështje teknike”, ka thënë Merkiq transmetojnë mediat serbe.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se ky person nuk mund të ketë tjetër titull veç se zyrtar për ndërlidhje.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë më heret se është arritur një marrëveshje e cila përcakton se zyra e cila do të hapet në Beograd do të quhet Zyra për Ndërlidhje me Republikën e Kosovës.
XS
SM
MD
LG