Ndërlidhjet

Ndahen çmimet Grammy Awards


Grupi Fun ka marr dy çmime, "Kënga e Vitit" dhe "Artisti më i mirë i vitit"

Grupi Fun ka marr dy çmime, "Kënga e Vitit" dhe "Artisti më i mirë i vitit"

Albumi "Babel", nga rokerët britanikë Mumford & Sons ka fituar çmimin “Albumi i Vitit” në edicionin e 55 të çmimeve Grammy në Los Anxhelos.

Grammy-t tjera për vitin 2012 të ndara në ditën e diel duke përfshirë çmimin “Incizimi i Vitit” iu dhanë artistit belgo-australian Gotye për “Somebody That I Used to Know.”

Pjesëmarrëse në këngë është edhe Kimbra, muzikante nga Zelanda e Re. Grupi “Fun” nga Nju Jork fitoi çmimin Kënga e Vitit për “We Are Young”. Ky grup gjithashtu fitoi edhe çmimin “Artisti më i mirë i ri”.

Grupi “Black Keys” fituan çmimin për albumin më të mirë rok, ndërsa Drake u nderua për albumin më të mirë rap.

Ish-antari i Beatles Paul McCartney me “ Kisses on the Bottom” fitoi çmimin vokali më i mirë i pop alubmit.

Grammy Awards janë prezantuar nga Akademia Kombëtare Amerikane e Arteve të Incizuara dhe Shkencave që i dedikohet nderimit të arritjeve më të larta muzikore.
XS
SM
MD
LG