Ndërlidhjet

Rreth tetë persona vdesin në një minierë në Rusi


Rusi - Hyrja e minierës Vorkutinskaya në rajonin Komi në Rusi
Rusi - Hyrja e minierës Vorkutinskaya në rajonin Komi në Rusi
Të paktën tetë minatorë janë mbytur nga një shpërthim në një minierë të thëngjillit në rajonin e Komit në veri të Rusisë. Ministria e Brendshme bënë të ditur se janë tërhequr të gjithë trupat e pa jetë pas shpërthimit të së hënës në minierën Vorkutinskaya.

Tetë minatorë të tjerë kanë mbetur të bllokuar në rrënoja të minierës.
Në kohën kur ka ndodhur shpërthimi, në zgafellë gjendeshin rreth 22 minatorë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se eksplodimi ka ndodhur nga gasi i metanit. Miniera i takon divizionit të Severstal-it, njëra nga kompanitë lidere të sektorit të mihjeve në Rusi.

Aksidente vdekjeprurëse në minierat ruse të thëngjillit janë të shpeshta për shkak të neglizhencës dhe rregulloreve të dobëta të sigurisë.
XS
SM
MD
LG