Ndërlidhjet

Papa largohet më 28 shkurt


Papa Benedicti XVI
Papa Benedicti XVI
Në një njoftim të papritur, Vatikani ka bërë të ditur se Papa Bendecti XVI do të japë dorëheqje më 28 shkurt.

Kjo është hera e parë që një papë jep dorëheqje në gati 600 vjet.

Deklarata e Vatikanit citon papën 85-vjeçar të ketë thënë se nuk ka më fuqi.

Duke folur para Këshillit të Kishës, Benedicti XVI ka thënë se duhet të pranojë “jozotësinë” e tij.

Në vitin 2005, ish-kardianli i Gjermanisë, Joseph Ratzinger, është bërë njëri nga papët më të vjetër në histori, duke qenë 78 vjeç.

Ai është zgjedhur për të udhëhequr Kishën Katolike pas vdekjes së Papa Gjon Palit II.

Vatikani duhet të zgjedhë papën e ri deri në fund të marsit.
XS
SM
MD
LG