Ndërlidhjet

Westerwelle shtyn vizitën në Shqipëri


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, ka anuluar vizitën e parashikuar në Shqipëri, në datën 14 shkurt.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka thënë se Westerwelle nuk do të vizitojë Shqipërinë sipas agjendës së parashikuar, por në një datë tjetër.

Mësohet se shtyrja e vizitës ka të bëjë me çështje të tij personale.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ministri gjerman pritej të shprehte mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian, raportojnë mediat shqiptare.
XS
SM
MD
LG