Ndërlidhjet

Rumania nis të hetojë skandalin me mish


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, ka thënë se besueshmëria e vendit të tij mund të dëmtohet për “vite të tëra”, nëse furnizuesi rumun i mishit gjendet fajtor për skandalin e shitjes së mishit të kalit si mish viçi.

Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian, ka thënë se ka nisur të hetojë akuzat.

Franca ka thënë se mishtoret e Rumanisë, ashtu si edhe tregtarët e Holandës dhe të Qipros, kanë qenë pjesë e zinxhirit furnizues të “mishit të maskuar” në disa shtete të Evropës.

Ushqimi i tillë tashmë është hequr nga dyqanet e Britanisë, Francës dhe Suedisë.

Autoritetet franceze kanë thënë se skandali mund të llogaritet si mashtrim penal dhe kanë premtuar hetime të plota.

Deri më tash nuk janë raportuar probleme shëndetësore si pasojë e mashtrimit.
XS
SM
MD
LG