Ndërlidhjet

Rusi: 18 minatorë të vrarë


Pamje e minierës Vorkutinskaya.
Pamje e minierës Vorkutinskaya.
Ministria e Brendshme e Rusisë ka bërë të ditur për 18 minatorë të vrarë nga një shpërthim i minierës së qymyrit në rajonin Komi.

Mësohet se trupat e pajetë të punëtorëve janë nxjerrë nga miniera Vorkutinskaya, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet nën rrënoja.

Ministri për Situata Emergjente, Vladimir Puchkov, i cili ka udhëhequr përpjekjet e shpëtimit, ka thënë se familjet e viktimave do të dëmshpërblehen me 2 milionë rubla (67 mijë dollarë).

Sipas informacioneve të para, shpërthimi është shkaktuar nga metani.

Autoritetet kanë hapur hetimet për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë.

Aksidentet vdekjeprurëse në minierat e Rusisë janë të shpeshta, për shkak të neglizhencës dhe rregulloreve të dobëta të sigurisë.
XS
SM
MD
LG