Ndërlidhjet

Damasku pëson “humbjen më të madhe ekonomike”


Pamjet tregojnë statujën e Hafez al-Assadit të kapur në flakë.
Pamjet tregojnë statujën e Hafez al-Assadit të kapur në flakë.
Aktivistët sirianë thonë se rebelët që luftojnë kundër regjimit në Damask, kanë marrë kontrollin e digës më të madhe të vendit në Lumin Eufrat, në provincën Raka.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut bën të ditur se rebelët kontrollojnë të dyja hyrjet e digës.

Grupi e ka përshkruar këtë zhvillim si “humbjen më të madhe ekonomike për regjimin, që nga fillimi i revolucionit”.

Diga në Eufrat gjeneron 880 megavate energji elektrike.

Rezervuari prapa digës, Liqeni Assad, ka më shumë se 14 miliardë metra kubë ujë.

Liqeni është emëruar sipas Hafez al-Assadit, babait dhe paraardhësit të presidentit aktual të Sirisë, Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG