Ndërlidhjet

Haradinaj viziton Mbretërinë e Bashkuar


Ramush Haradinaj, foto nga arkivi

Ramush Haradinaj, foto nga arkivi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, për t’u takuar me zyrtarë të qeverisë dhe parlamentit të atjeshëm.

Haradinaj është takuar tashmë me ministrin për Evropë i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington, gjatë të cilit takim ish kryeministri i Kosovës ka theksuar se ‘Kosova pesë vite pas pavarësisë së vet ka nevojë për konsolidim dhe zhvillim të mëtutjeshëm në të gjitha nivelet`.

Në një njoftim për media nga AAK, Haradinaj citohet të ketë ftuar investitorët për të investuar në Kosovë.

XS
SM
MD
LG