Ndërlidhjet

Merkel mbështet vendimin e Papës


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se mbështet vendimin e Papa Benedictit XVI për të dhënë dorëheqje.

Ajo ka thënë se është e kuptueshme që Papa përballet me barrën e moshës së vjetër, “në një epokë kur njerëzit jetojnë gjatë e më gjatë”.

"Kur Joseph Ratzinger është zgjedhur në krye të Kishës Katolike gati tetë vjet më parë, ne në Gjermani kemi qenë krenarë që një vendas i yni, i pari në disa shekuj, do të mbajë postin e Papës. Ne i kemi dëshiruar të gjitha të mirat në këtë detyrë. Por, nëse Papa ka ardhë në përfundim se nuk e ka fuqinë për të kryer detyrat e tij, atëherë ai ka respektin tim maksimal”, ka thënë Merkel.

Në vitin 2005, ish-kardianli i Gjermanisë, Joseph Ratzinger, është bërë njëri nga papët më të vjetër në histori, duke qenë 78 vjeç.

Papa Benedicti XVI ka njoftuar sot se do të japë dorëheqje më 28 shkurt, për shkak të moshës së shtyrë.

Kjo është hera e parë që një papë jep dorëheqje në gati 600 vjet.
XS
SM
MD
LG