Ndërlidhjet

Lirohen vajzat e opozitarit iranian


Mir Hossein Mousavi, lideri i opozitës në Iran.
Mir Hossein Mousavi, lideri i opozitës në Iran.
Autoritetet në Iran kanë marrë në pyetje vajzat e liderit kryesor të opozitës, Mir Hossein Musavi.

Më herët, burime të afërta me Narges dhe Zahra Musavin kanë thënë se forcat e sigurisë kanë bastisur apartamentin e tyre në Teheran dhe se i kanë arrestuar të dyja ato.

Autoritetet u kanë thënë mediave se Narges dhe Zahra janë thirrur “për të dhënë disa shpjegime”.

Dy vajzat kanë bërë fushatë për lirimin e prindërve të tyre, të cilët ndodhen nën arrest shtëpiak qysh në shkurt të vitit 2011.

Musavi ka qenë kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2009, të cilat janë fituar nga presidenti Mahmud Ahmadinjead.

Ai është arrestuar pasi u ka bërë thirrje ndjekësve të tij që të organizojnë protesta në mbështetje të kryengritjeve arabe në Tunizi dhe Egjipt, në fillim të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG