Ndërlidhjet

Republika Sërpska, referendum për anëtarësimin në NATO


Presidenti i Republika Sërpskës, Millorad Dodik.
Presidenti i Republika Sërpskës, Millorad Dodik.
Presidenti i Republika Sërpskës, Millorad Dodik, ka thënë se territori që ai udhëheq do të organizojë referendum, në të cilin qytetarët do të deklarohen për anëtarësimin e Bosnjës në NATO.

“Republika Sërpska padyshim se do të shkojë në referendum. Ky qëndrim është definuar gjatë bisedimeve të partive politike”, u ka thënë Dodik gazetarëve në Banja Llukë.

Ai ka thënë se qëndrimin e tillë ia ka shprehur edhe shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, gjatë vizitës së javës së kaluar në Moskë.

“Politika jonë mbështetet në faktin se nuk mund të mbështesim çfarëdo vendimesh politike të një grupi të vogël njerëzish, porse kërkojmë që për vendime e tilla të deklarohet populli”, ka thënë Dodik.
XS
SM
MD
LG