Ndërlidhjet

Jahjaga takoi eurodeputeten Lunacek


Prishtinë, 11 shkurt 2013.

Prishtinë, 11 shkurt 2013.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim eurodeputeten Ulrike Lunacek, njëherësh raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Sipas njoftimit nga presidenca, dy zyrtaret kanë diskutuar për progresin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës në agjendën evropiane dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Presidentja Jahjaga ka thënë se agjenda evropiane është agjendë kombëtare, që gëzon një konsensus të gjerë kombëtar dhe nivel të lartë të mbështetjes nga ana e qytetarëve të Kosovës.

Lunacek, nga ana e saj, ka përgëzuar Jahjagën për angazhim në avancimin e agjendës evropiane.
XS
SM
MD
LG