Ndërlidhjet

Thaçi informon Jahjagën për raundin e ri të dialogut


Prishtinë, 11 shkurt 2013.

Prishtinë, 11 shkurt 2013.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi.

“Kryeministri Thaçi ka informuar presidenten Jahjaga për raundin e ardhshëm të dialogut që do të zhvillohet në Bruksel më 19 shkurt, për temat që do të diskutohen, për marrëveshjet që synohen të arrihen, si dhe për delegacionin e ekspertëve nga Kosova që do të marrin pjesë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Deri më tash, kryeministri Thaçi ka zhvilluar katër raunde të bisedimeve me homologun nga Serbia, Ivica Daçiq.

Bisedimet kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Ato janë zhvilluar në Bruksel, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG