Ndërlidhjet

NATO “nuk është polic i botës”


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se Aleanca Veriatlantike nuk do të intervenojë në Siri dhe në Mali, nëse një gjë e tillë nuk kërkohet nga Kombet e Bashkuara.

Në intervistën për portalin belg “EU Observer”, Rasmussen ka thënë se është i zemëruar me raportet për vrasjen e civilëve sirianë, porse “NATO-ja nuk do të ndërhyjë pa mandat të OKB-së”.

“Madje, as opozita siriane nuk ka kërkuar që të intervenojmë”, ka thënë Rasmussen, për të shtuar se NATO-ja “nuk është polic i botës”.

Shefi i NATO-s po ashtu ka thënë se nuk sheh rol të Aleancës as në Mali, ndonëse ka mbështetur ndërhyrjen ushtarake të Francës në vendin afrikan.

Rasmussen ka thënë se shkurtimi i buxhetit ushtarak në disa vende të Evropës është problem gjithnjë e më i madh për NATO-n, sepse me këtë “rritet hendeku midis kapaciteteve ushtarake të SHBA-së dhe anëtareve evropiane të organizatës”.
XS
SM
MD
LG