Ndërlidhjet

SHBA: Senati voton të martën sekretarin e mbrojtjes


Ish-senatori Chuck Hagel.
Ish-senatori Chuck Hagel.
Komitetit për Shërbime të Armatosura i Senatit amerikan do të votojë të martën të nominuarin e Shtëpisë së Bardhë në postin e sekretarit të ri të mbrojtjes.

Chuck Hagel, ish-senator republikan dhe veteran i luftës në Vietnam, ka qenë në shënjestër të kritikave nga senatorët e partisë së tij, të cilët kanë thënë se Hagel është tejet i butë ndaj Iranit dhe shumë kritik ndaj Izraelit.

Hagel është nominuar nga presidenti Barack Obama për të pasuar sekretarin e mbrojtjes, Leon Panetta.
XS
SM
MD
LG