Ndërlidhjet

Vdes “mbreti i gazit në Rusi”


Ndërtesë e Gazpromit në Rusi

Ndërtesë e Gazpromit në Rusi

Rem Vyakhirev, ish-shefi i prodhuesit të gazit natyror në Rusi “Gazprom”, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Zëdhënësi i Gazprom-it ka thënë se Vyakhirev ka ndërruar jetë të hënën, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Vyakhirev, i cili ka pasur pseudonimin “Mbreti i Gazit në Rusi”, është bërë shef i Gazpromit më 1992.

Ai ka lënë kompaninë më 2001, por ka vazhduar të qëndrojë në bordin e saj edhe për një vit.

Gjatë dekadës së tij në krye të kompanisë, ai ka akumuluar pasuri të mjaftueshme për t’iu bashkuar oligarkëve të tjerë rusë.

Gazpromi është prodhuesi më i madh i gazit në botë.
XS
SM
MD
LG