Ndërlidhjet

Zbulon detaje marinsi që vrau bin Ladenin


Poster i Bin Ladenit...

Poster i Bin Ladenit...

Një pjesëtar i marinës amerikane SEAL, që pretendon se e ka vrarë Osama bin Ladenin, ka dhënë një intervistë në të cilën ai kujton të shtënat ndaj liderit të Al-Qaedës në Pakistan, në muajin maj të 2011-ës.

Intervista e botuar të hënën nga revista “Esquire”, nuk e ka zbuluar emrin e ushtarit, por tha se ai ka shërbyer në Marinën e SHBA-së për 16 vjet.

Në intervistë, ushtari flet se si ekipi i SEAL-it ka depërtuar në kompleksin e bin Ladenit në Abbottabad, Pakistan, para se të haste në shefin e Al Qaedas dhe ta qëllonte tri herë në kokë atë.

Ushtari tha se tani është i shqetësuar se gruaja dhe fëmijët e tij mund të vihen në shënjestër nga mbsëhtetësit e Al-Qaedas, që kërkojnë hakmarrje.

Ai gjithashtu tha se ai përballet me probleme financiare si një civil i papunë, pa një pension të plotë ose sigurim shëndetësor.
XS
SM
MD
LG