Ndërlidhjet

SHBA mirëpret bisedimet në Bahrein


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur raundin e ri të bisedimeve në Bahrein, që synojnë të zgjidhin krizën dyvjeçare të mbretërisë.

Bisedimet, që përfshijnë qeverinë e Bahreinit dhe përfaqësuesit e opozitës kanë nisur të dielën, dhe të tjera bisedime priten të mërkurën.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland tha se Uashingtoni është “i inkurajuar me pjesëmarrjen e gjerë të grupeve politike të Bahreinit në dialog,” dhe i përshkruajti takimet si “hap pozitiv në një proces të gjerë që mund të rezultojë në reformë kuptimplote.”

Bisedimet vijnë derisa aktivistë të shumicës shiite janë duke planifikuar që të shënojnë më 14 shkurt përvjetorin e dytë të kryengritjes kundër monarkisë sunite.

Bahrein, i cili ka në territorin e vet Flotën e Pestë të Forcave Detare të SHBA-së, është kritikuar ashpër për shkak të aksioneve kundër demonstruesve, të cilët kërkojnë që monarkia të heqë dorë nga monopoli i pushtetit.
XS
SM
MD
LG