Ndërlidhjet

Koreja V. kryen provën e tretë bërthamore


Pheniani, harte...

Pheniani, harte...

Koreja e Veriut thotë se ka kryer me sukses një provë të tretë bërthamore nëntokësore.

Njoftimi u bë të martën nga Agjencia zyrtare koreane e lajmeve.

Në njoftim thuhet se prova përfshinte një pajisje miniaturë, që kishte një forcë më të madhe shpërthyese sesa provat e mëparshme të kryera nga Veriu.

Testi bie ndesh me Rezolutat e Këshillit të Sigurimit, që i bëjnë thirrje veriut, që të ndalojë punën për të zhvilluar armë bërthamore.

Agjencitë Sizmologjike raportuan të martën per një tërmet në Korenë e Veriut, me shkallë prej 5.0.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se besonte që Veriu kishte kryer një test që përfshin një pajisje bërthamore me një eksploziv midis gjashtë dhe shtatë kilotonësh.

Diplomatët thanë se Këshilli i Sigurimit pritet të takohet të martën vonë për të diskutuar mbi situatën.
XS
SM
MD
LG