Ndërlidhjet

logo-print

Netanyahu: Irani më afër armës bërthamore


Kryeministri izraeilt, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraeilt, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se Irani po vazhdon të lëvizë më afër krijimit të armës bërthamore.

Duke folur në Jerusalem, Netanyahu tha se centrifugat e reja, që Irani i ka instaluar për programin e pasurimit të uraniumit, mund të shkurtojnë për një të tretën kohën e nevojshme për të krijuar një bombë bërthamore.

Ai tha se megjithatë, Irani ende nuk e ka kaluar atë që ai e quajti “vija e kuqe”, pas së cilës, ai do të zotërojnë materiale të mjaftueshme për të bërë një bombë atomike.

Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator, Netanyahu vlerësoi Irani mund të ketë mjaft material të pasuruar për ta bërë një bombë bërthamore në verën e 2013-ës.
XS
SM
MD
LG