Ndërlidhjet

Ku do fokusohet Obama në fjalimin e tij vjetor?


Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama
Çështjet e brendshme të SHBA-së, përfshirë përpjekjet për të çuar përpara ekonominë më të madhe botërore, pritet të jenë në fokus të fjalimit vjetor të presidentit amerikan Barack Obama, që do ta mbajë para Kongresit.

Raportet thonë se Obama gjithashtu pritet që të përsërisë zotimet e vitit 2009 në drejtimin e botës ka reduktimi i stoqeve të armëve bërthamore.

Fjalimi pritet të mbahet të mërkurën. Javën e kaluar, Obama tha se do të përdorë fjalimin për të kërkuar një “agjendë të rritjes” për klasën e mesme amerikane.

Burimet e afërta me Shtëpinë e Bardhë thanë se Obama do t’i kërkojë Kongresit që të miratojë ligje më të fuqishme mbi kontrollin e armëve dhe që të arrijë marrëveshje për reformimin e sistemit të emigrimit.
XS
SM
MD
LG