Ndërlidhjet

Sulm në Mosul, 8 të vrarë


Mosul, foto nga arkivi

Mosul, foto nga arkivi

Një sulmues vetëvrasës me makinë bombë ka vrarë deri në tetë persona në Mosul të Irakut.

Burimet e policisë dhe ato spitalore thanë se sulmuesi kishte në shënjestër një postbllok ushtarak.

Sulmi i së hënës plagosi tetë persona, kryesisht ushtarë.

Sulmi vjen një ditë pasi që katër persona u vranë në sulme të ndara në Mosul.

Në mesin e viktimave ishin dy policë, një ushtar dhe një punëtor nafte.

Mosuli, 390 kilometra larg Bagdadit, është një qytet multietnik dhe popullata e tij përbëhet nga arabët, kurdët dhe turkmenët.
XS
SM
MD
LG