Ndërlidhjet

Mundja hiqet nga lista e Olimpiadës


Ilustrim
Ilustrim
Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka vendosur të heqë nga lista e sporteve kryesore mundjen në Olimpiadën 2020.

Vendimi i së martës i marrë në një takim të Komitetit ekzekutiv në Lozanë, nënkupton se mundja tash hyn në garë me shtatë sporte të tjera për të siguruar pjesëmarrjen në gara.

Kjo lëvizje ishte befasuese, pasi që pentatloni modern dukej të ishte sporti që mund të pësonte.

Mundja, që u fut si kategori në Olimpiadën moderne në vitin 1896, kombinon disiplinat e stilit të lirë greko-romake.

Në Olimpiadën e vitit të kaluar në Londër në këtë garë u fituan 18 medalje.

Bordi do të takohet në muajin maj në Rusi, për të vendosur se cilin sport apo cilat sporte do t’i propozojë për Lojërat 2020, ndërsa vendi i mbajtjes do vendoset më vonë në këtë vit.
XS
SM
MD
LG