Ndërlidhjet

Obama nderon një rreshter me Medaljen e Nderit


Presidenti amerikan Barack Obama ne ceremoninë e dekorimit të rreshterit Clinton Romesha

Presidenti amerikan Barack Obama ne ceremoninë e dekorimit të rreshterit Clinton Romesha

Presidenti Barack Obama e ka shpërblyer me Medaljen e Nderit- që është çmimi më i lartë i SHBA-së për kruajo në luftë- një ushtar që ka udhëhequr luftën kundër kryengritësve talibanë në Afganistan.

Obama ia paraqiti ish rreshterit Clinton Romesha dekoratën në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.

Romesha, 31 vjeçar, është ushtari i katërt i gjalltë i ushtrisë amerikane, që merr medlajen e tillë për aksionet në luftën në Afgansitan ose në Irak.

Sipas zyrtarëve ushtarakë amerikanë, ai ka luftuar me reth 50 ushtarë amerikanë kundër 300 kryengritësve të armatosur rëndë talibanë, të cilët kanë sulmuar një bazë në provincën e Nuristanit në tetor të 2009-ës.

Zyrtarët thanë se Romesha ka vazhduar të luftojë edhe pasi që kishte marrë plagë të thella. Tetë ushtarë u vranë dhe 22 u plagosën në atë betejë.
XS
SM
MD
LG