Ndërlidhjet

Daçiq kundër shkrirjes së strukturave paralele


Kryeministri i Serbise, Ivica Daciq
Kryeministri i Serbise, Ivica Daciq
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se për Serbinë është e papranueshme që në Kosovë së pari të shkrihen institucionet paralele, e më pas të pritet formimi i të rejave, duke thënë se kjo duhet të jetë pjesë e procesit.

“Nuk ka shpërbërje të institucioneve e më pas të presim formimin e të rejave. Kjo duhet të jetë pjesë e procesit. Nëse rreth kësaj ekziston pajtueshmëri, Serbia është e gatshme, ndërsa nëse nuk ka, atëherë Serbia nuk është e gatshme që të punojë kundër interesit të popullit te vet”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se Serbisë i janë paraiqtur dy pyetje në rend të ditës: “Çka të bëjmë më institucionet paralele ne Kosovë, dhe çka me mëvetësinë, përkatësisht autonominë e serbëve të Kosovës”, dhe ka shtuar se në këto pyetje duhet të përgjigjet në të njëjtën kohë.

Ivica Daçiq ka thënë me heret se është plotësisht i gatshëm që të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe se tema e dialogut të ri do të jetë “paralelizmi i institucioneve”.

“Vetëm bisedimet dhe marrëveshjet mund të ulin tensionet. Tema e dialogut të ri do të jetë “paralelizmi i institucioneve”. Qëllimi është që të gjejmë mënyrë se si të zhbllokohen dhe të jenë të pranueshme(institucionet paralele) edhe për Prishtinën edhe për serbët, që jetojnë në tërë Kosovën”, ka thënë Daçiq për gazetën Novosti.
XS
SM
MD
LG