Ndërlidhjet

SHBA: Ekploziv prej disa kilotonësh në provën bërthamore


Televizioni korean duke njoftuar per proven berthamore, Seul...

Televizioni korean duke njoftuar per proven berthamore, Seul...

Zyrtarët amerikanë të zbulimit thonë se prova bërthamore e Koresë së Veriut, përmbante mjete shpërthyese prej “disa kilotonëve”.

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare tha se Koreja Verioe, me siguri ka “kryer një shpërthim të nëndheshëm bërthamor në afërsi të P'unggyet”.

Ai tha se shpërthimi mund të ketë qenë prej disa “kilotonësh” dhe se ngjarja është duke u analizuar.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se eksplozivi duket të ketë qenë 6-7 kilotonë.

Koreja e Veriut tha se ka kryer me sukses një provë të tretë bërthamore nëntokësore, duke nxitur kështu dënimin ndërkombëtar të këtij veprimi.

Agjencia zyrtare koreane e lajmeve tha se prova ishte ”për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare dhe sovranitetin kundër armiqësisë së pamatur të SHBA-së”.
XS
SM
MD
LG