Ndërlidhjet

BE: Koreja V. kërcënon paqen


Kore Veriore...

Kore Veriore...

Bashkimi Evropian përmes shefes së diplomacisë së saj, Catherine Ashton ka dënuar provën e tretë bërthamore të Koresë Veriore, veprim ky që ka nxitur dënim botëror.

“Përfaqësuesja e lartë, siskurse edhe shtetet anëtare e dënojnë ashpër proven e re, që është kryer nga Koreja Veriore. Ky është një hap tjetër drejt zhvillimit të programit bërthamor, që bie ndesh me obligimet që i ka Koreja Veriore, obligimet ndërkombëtare, në veçanti rezolutat e Këshillit të Sigurimit”, tha Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Ashtonit.

Ajo ka thënë se prova paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë, jo vetëm të Gadishullit Korean, por edhe më gjerë.

BE i ka bërë thirrje Koresë Veriore që të angazhohet me komunitetin ndërkombëtar dhe të mos zgjedhë rrugën e izolimit e provokimit.
XS
SM
MD
LG