Ndërlidhjet

logo-print

Putin propozon ligj për kufizimet financiare të zyrtarëve


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti Vladimir Putin ka paraqitur një projekt-ligj në parlament, i cili do të ndalojë zyrtarët e lartë rusë, bashkëshortët e tyre dhe fëmijët e mitur, që të mbajnë llogari bankare jashtë vendit.

Sipas legjislacionit të propozuar, një gamë e gjerë e zyrtarëve të lartë qeveritarë do të kenë afat tre muaj për të mbyllur llogaritë e tyre bankare jashtë vendit, ose rrezikojnë të humbasin vendet e tyre të punës.

Dokumenti thotë se objektivi kryesor i ndalimit është që të rritet siguria kombëtare ruse, që të rriten investimet në ekonominë e vendit dhe që të luftohet korrupsioni.

Dhoma e ulët e parlamentit është duke u përgatitur për një lexim të dytë të një projekt-ligji të ngjashëm që do të ndalojë zyrtarët qeveritarë dhe personelin ushtarak, bashkëshortët e tyre e fëmijët e mitur që të zotërojnë pasuri të patundshme jashtë vendit.
XS
SM
MD
LG