Ndërlidhjet

Obama do njoftojë për tërheqje të madhe trupash nga Afganistani


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Raportet e disa mediave thonë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, gjatë fjalimit vjetor, do të njoftojë për tërheqjen e 34,000 trupave amerikane nga Afganistani, në 12 muajt e ardhshëm.

Raportet citojnë burime anonime, të afërta me presidentin.

Tërheqja do të zvogëlonte për më shumë se gjysmë here kontingjentin amerikan në Afganistan, në përbërje prej 66,000 trupave.

Gjatë fjalimit të tij para Kongresit, Obama po ashtu pritet të trajtojë çështjet e brendshme, përfshirë përpjekjet për të rimëkëmbur ekonominë dhe nevojën për të miratuar ligje më të forta për armë.

Obama mban fjalimin të mërkurën.
XS
SM
MD
LG