Ndërlidhjet

Data për Serbinë “varet nga dialogu”


Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin.
Për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian në muajin qershor, Serbia duhet të vazhdojë dialogun me Kosovën dhe të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar, ka deklaruar sot në Beograd raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin.

“Raundi i pestë dhe i gjashtë i bisedimeve midis kryeministrave Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi nuk është për fotografi, por që të dyja palët të tregojnë se janë të përkushtuara për të ardhmen”, ka thënë Kacin.

Thaçi dhe Daçiq kanë zhvilluar deri më tash katër raunde bisedimesh. Takimi i radhës është paraparë për 19 shkurt.

Bisedimet, të ndërmjetësuara nga kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin e tyre në procesin e integrimit evropian.
XS
SM
MD
LG