Ndërlidhjet

logo-print

Pentagoni i shqetësuar me shkurtimet e buxhetit të mbrojtjes


Ilustrim

Ilustrim

Zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, ka thënë se Departamenti i Mbrojtjes do të duhet të çojë qindra mijëra punëtorë civilë në pushim pa pagesë, të reduktojë mirëmbajtjen e anijeve dhe aeroplanëve luftarakë, si dhe të zvogëlojë ndjeshëm trajnimet, nëse shkurtimet automatike të buxhetit të mbrojtjes, në vlerë prej miliarda dollarësh, hyjnë në fuqi muajin e ardhshëm.

Pentagoni përballet me 46 miliardë dollarë shkurtime automatike në periudhën mars-shtator, pasi Kongresi nuk ka arritur të shkurtojë deficitin buxhetor.

Carter, duke folur para Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura, ka thënë se shkurtimet automatike paraqesin dëmtim kolateral.

Ai u ka bërë thirrje ligjvënësve që të lënë mënjanë ndasitë partiake dhe të parandalojnë reduktimet.
XS
SM
MD
LG