Ndërlidhjet

Senati aprovon Hagelin për sekretar të mbrojtjes


Foto Arkiv
Foto Arkiv
Paneli i ndarë i Senatit, ka aprovuar të nominiuarin e presidentit Barack Obama Chuck Hagel që të bëhet Sekretar i Mbrojtjes së SHBA-ve.

Votimi i Komitetit të Senatit për Shërbime të Armëve ndoshta gjatë fundi i kësaj jave, do të përcaktojë bazat për një votim mbi emërimin të plotë nga Senati.

Votimi i komitetit ishte 14-11, më një senator nga Partia Republikane, nga radhët e së cilës vije edhe Hagel, që ka votuar kundër tij.

Anëtarët e Partisë Demokratike të Obamës, të cilët përbëjnë shumicën në Senat, ishin në gjendje që të çojnë përpara emërimin e presidentit.

Hagel, ish senator i Nebraskas dhe veteran i luftës në Vietnam, është ballafaquar me një kundërshtim të fortë të republikanëve, të cilët kanë ngritur pyetje se a është ai i fuqishëm mjaftueshëm që të përkrahë aleatin amerikan – Izraelin dhe se a ka vizion të qartë se si të kundërshtoj programin nuklear të Iranit.
XS
SM
MD
LG