Ndërlidhjet

logo-print

Sportisti i pestë që i hiqet medalja e fituar në Athina 2004


Foto Arkiv

Foto Arkiv

Peshëngritësit rus Oleg Perepetchenov i është hequr medalja e tij olimpike bronzit e vitit 2004, pas një ri-testimi të mostrës tij nga Lojrat e Athinës që ka treguar përdorimin substancës së ndaluar Clenbutero, për rritje të performancës.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kërkuar rikthimin e medaljes së tij "sa më shpejt të jetë e mundur" nga Komiteti Olimpik rus. Peshëngritësi turk Reyhan Arabacioglu tani pritet të marrë medaljen e bronztë në kategorinë e peshëngritjes 77 kilogram.

Perepetchenov është pjesëmarrësi i pestë nga Lojërat e Athinës që do ti hiqet medalja pas ritestimeve.

Medalisti i artë ukrainas në hedhjen e gjyles Yuriy Bilonog, hudhësja e gjyles Svetlana Krivelyova dhe hedhësja e diskut Irina Yatchenko që fituan medalje të bronzta si dhe medalisti i argjendtë belorus i hedhjes së çekanit Ivan Tsikhan, humbën medaljet e tyre në dhjetor.
XS
SM
MD
LG