Ndërlidhjet

Iraku rinis fluturimet në Kuvajt


Ilustrim
Ilustrim
Kompania ajrore e Irakut do të rifillojë fluturimet komerciale në Kuvajtin fqinj, për herë të parë prejse forcat e Saddam Husseinit kanë pushtuar shtetin e Gjirit, më shumë se 22 vjet më parë.

Kreu i Aviacionit Civil të Kuvajtit, Fawaz al-Farah, ka thënë se fluturimi i parë nga Bagdadi do të realizohet më 16 shkurt.

Bagdadi po ashtu ka rënë dakord që t’i pagauajë dëmshpërblim prej 500 milionë dollarësh kompanisë ajrore të Kuvajtit, për dëmet e shkaktuara gjatë luftës së vitit 1990.

Dy vendet kanë ende mosmarrëveshje të pazgjidhura që rrjedhin nga lufta mes tyre.
XS
SM
MD
LG