Ndërlidhjet

BE diskuton skandalin me mish kali


Hetimet në Francë

Hetimet në Francë

Komisionari për Çështje të Shëndetësisë i Bashkimit Evropian, Tonio Borg, do të presë sot në takim ministrat e 27 vendeve anëtare të bllokut për të diskutuar skandalin me mish kali, të shitur si mish viçi.

Takimi ndodh një ditë pasi policia britanike ka bastisur thertoret dhe kompanitë e përpunimit të mishit, për të hetuar origjinën e skandalit.

Gjermania sot është bërë vendi i radhës që heton rastet e dyshuara, përderisa dyqanet në Britani, Francë, Holandë, Suedi dhe Zvicër kanë tërhequr tashmë shumë produkte nga shitja, pasi testet kanë treguar praninë e mishit të kalit dhe të mishrave të tjerë në produktet e etiketuara si mish viçi.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka paralajmëruar sot se skandali mund të ketë pasoja serioze për prodhuesit francezë.
XS
SM
MD
LG