Ndërlidhjet

Ish-policët rusë dënohen për torturë


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë në rajonin Stavropol të Rusisë ka dënuar katër ish-zyrtarë të policisë për torturimin e një të dyshuari.

Gjykata ka gjetur fajtorë të pandehurit për abuzim të detyrës dhe shkaktim me paramendim të lëndimeve trupore.

Ata kanë marrë dënime me burgim prej tre deri në gjashtë vjet.

Shqetësimet rreth torturës policore në Rusi janë ringjallur sidomos vitin e kaluar, kur një person në Tatarstan është rrahur dhe dhunuar me shishe të shampanjës derisa ishte në paraburgim.
XS
SM
MD
LG