Ndërlidhjet

Autoritetet serbe sërish për Kosovën


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet më të larta të Serbisë takohen sot në Presidencën serbe.

Siç raportojnë mediat në Beograd, temë kryesore e takimit do të jetë Kosova dhe integrimi evropian.

Kosova dhe integrimi në BE kanë qenë temë edhe e takimit të sotëm në Paris të ministres serbe për integrime, Suzana Grubjeshiq, dhe kryetares së Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë të Francës, Elizabet Gigu.

Kjo e fundit ka thënë se pranimi i shtetësisë së Kosovës mund të jetë parakusht për perspektivën evropiane të Serbisë, ndonëse “nuk është përmendur zyrtarisht”.

Autoriteti më i lartë shtetëror i Serbisë ka mbajtur disa takime për Kosovën, pasi normalizimi i marrëdhënieve me shtetin i ri i është vënë kusht Beogradit për avancimin drejt BE-së.
XS
SM
MD
LG